Një ukrainase e infiltruar në rezidencën e Trump, FBI nis hetimet

Publikuar më: 28/8/2022, ora 21:01
mar a lago trump 1169x720

Një ukrainase e infiltruar në rezidencën e Trump, FBI nis hetimet

Publikuar më: 28/8/2022, ora 21:01

FBI-ja ka nisur një hetim ndaj një gruaje ukrainase, e cila pretendonte se ishte pjesë e familjes së famshme Rothschild dhe shpesh ishte bërë pjesë e festave të ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Inna Yashchyshyn është me origjinë nga Ukraina, por ajo përdorte emrin e Anna de Rothschild si një biznesmene duke u bërë pjesë e organizimeve me të ftuar të nivelit të lartë të Trump.

Në disa raste, në vitin 2021, por edhe gjatë këtij viti, ajo u bë pjesë e organizimeve ku të tranishëm ishin senatorë si Lindsey Graham, Kimberley Guilfoyle, ish-guvernatori i Misurit Eric Greitens dhe donatori i Trumpit Richard Kofoed, raporton Business Insider. Gjithashtu, ajo ka bërë edhe foto me Donald Trump në fushën e golfit.

Raporti i fundit vjen në një kohë kur FBI bastisi rezidencën e ish-presidentit në Mar-a-Lago.

Yashchyshyn është shtetasja e dytë jo amerikane, e cila dyshohet se ka qenë e infiltruar në Mar-a-Lago. Në vitin 2021, Yujing Zhang me origjinë kineze u dënua për shkelje, pasi në vitin 2019 kishte arritur të futej në rezidencë si e infiltruar.