OKB: Të ndalet dhuna në Libi, përleshje me fraksioneve politike, viktima e të plagosur

Publikuar më: 28/8/2022, ora 14:27

OKB: Të ndalet dhuna në Libi, përleshje me fraksioneve politike, viktima e të plagosur

Publikuar më: 28/8/2022, ora 14:27

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të dhunës në Libi, pas përleshjeve vdekjeprurëse mes fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli. 

Të paktën 23 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së shtunës, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet të jetë edhe komediani Mustafa Baraka.

Libia ka qenë e zhytur në kaos që prej revoltës së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që solli rrëzimin e udhëheqësit Muamar Gadafi. Por pavarësisht kësaj, vendi ka shijuar një periudhe relativisht të qetë përgjatë dy viteve të fundit.

Të shtunën, forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, u përpoqën të sprapsnin një autokolonë të milicive besnike të Fathi Bashagha, njeriu i cili njihet si kryeministër nga një parlament rival në lindje të vendit.

Pati raportime për shkëmbime zjarri dhe shpërthime në disa zona të kryeqytetit ndërsa tym i zi u pa të ngrihej në qiell. Shërbimet e emergjencës thanë se një numër spitalesh ishin goditur dhe se dhjetëra qytetar u evakuan nga zonat pranë luftimeve.

Misioni i OKB në Libi bëri të ditur se përleshjet kishin përfshirë bombardime të shkallës së mesme deri të lartë në lagje të banuara dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm.