U nis i 14-ti, Verstappen triumfon në Belgjikë

Publikuar më: 28/8/2022, ora 18:07
f1 1080x720

U nis i 14-ti, Verstappen triumfon në Belgjikë

Publikuar më: 28/8/2022, ora 18:07

Redbull dhe Max Verstappen kanë dominuar në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke mbyllur fundjavën me pikë maksimale dhe duke i garantuar praktikisht titullin kampion.

Verstappen u nis nga pozicioni i 14-të, për shkak të penalizimeve për ndërrim të motorit. Por sërish holandezi arriti të përmbysë gjithçka në harkun e 18 xhirove dhe më pas garoi vetëm për të mbajtur kryesimin.

Për Ferrarin, një tjetër zhgënjim. Sainz e mbylli garën i treti, pasi e nisi si kryesues. Ndërsa Charles Leclerc u pozicionua i pesti, duke fituar 10 pozicione nga nisja; por duke humbur pikë të çmuara në kampionat. Piloti nga Monako e sheh tani veten 94 pikë pas Verstappen.

Menjëherë poshtë podiumit u rendit britaniku George Russell i Mercedes. Ndërsa shoku i ekipit Hamilton u detyrua të tërhiqej që në fillim të garës, pas një përplasjeje me Alonso, që e bëri makinën e tij të fluturojë në ajër.

Fundjavë jo e mirë edhe për Meklaren, që nuk arriti të sigurojë asnjë pikë.

Gara e ardhshme do të jetë fundjavën tjetër në Holandë, cirkuitin e shtëpisë për kampionin në fuqi të Redbull.