U plagos me thikë nga bashkëshortja pas dhunës së ushtruar, arrestohet

Publikuar më: 28/8/2022, ora 10:29
tirane policia 1 1024x576

U plagos me thikë nga bashkëshortja pas dhunës së ushtruar, arrestohet

Publikuar më: 28/8/2022, ora 10:29

Një 34 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia për veprën penale të dhunës në familje.

Shtetasi F.Gj. akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, e cila më pas ka reaguar duke e plagosur me thikë.

Policia ka proceduar penalisht dhe bashkëshorten A. N., 32 vjeçe, ndërkohë që shtetasi F.Gj. u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.