Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrau babanë me sende të forta, lihet në burg 37 vjeçari

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 10:39 | Kronikë
Vrau babanë me sende të forta, lihet në burg 37 vjeçari

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau dy ditë më parë babanë e tij në Mallakastër, pas një konflikti momental.

37 vjeçari i cili mendohet se vuan nga problem të shëndetit mendor, nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, duke thënë para trupi gjykues vetëm frazën “ajo që u bë, u bë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Margilen Muhametaj qëlloi babain e tij me levë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia.

Në sallën e gjyqit nuk ishte asnjë nga familjarët e tjerë të Mariglen Muhametajt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë