“Zhduken” për 5 sekonda kullat binjake në Indi

Publikuar më: 28/8/2022, ora 22:15

“Zhduken” për 5 sekonda kullat binjake në Indi

Publikuar më: 28/8/2022, ora 22:15

Dy kulla gjigante në Indi janë shkatërruar me anë të shpërthimit të kontrolluar, pasi ishin vlerësuar si të pasigurta.

Kompleksi Supertech në Noida, Uttar Pradesh, u shemb brenda pak sekondave me një sasi prej 3700 kilogramësh eksplozivi të vendosur në strukturë, duke dërguar re të mëdha tymi në ajër.

5 mijë banorët e dy qiellgërvishtësve ishin evakuuar në godinë të tjera, ndërsa shembja e tyre la një sasi prej 80 mijë tonë mbeturinash.