Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell: Çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur

Publikuar më: 29/8/2022, ora 22:18
SINK BORRELL DIALOGU frame 303 1024x576

Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell: Çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur

Publikuar më: 29/8/2022, ora 22:18

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar së fundmi çështjet ende të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket çështjes së targave, ai është shprehur se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, thotë Borrell. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që lëvizin me makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në Republika e Kosovës.

Vendimi, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator.