Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Britania e Madhe, e gatshme të shpallë Kinën si “kërcënim kombëtar”

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 11:19 | Aktualitet

Britania e Madhe pritet të ndryshojë në mënyrë radikale qëndrim me regjimin kinez.

Sipas së përditshmes The Times, ministrja e Jashtme Liz Truss, kandidate me shumë mundësi fitoreje në betejën për vendin e kryeministrit të lënë bosh nga Boris Johnson, ka premtuar se do të ndryshojë qasje sapo të marrë në duart e saj çelësat e Downing Street.

Vitin e kaluar, Londra zyrtare ka përpiluar një dokument strategjik për sa i përket sfidave të politikës së jashtme në dekadat e ardhshme.

Ngjarjet në Ukrainë dhe kërcënimet e hapura ndaj Mbretërisë së Bashkuar të disa eksponentëve me peshë si ish-presidenti Dmitry Medvedev, kanë shndërruar Rusinë në armikun numër një të vendit, por sipas saj listës i duhet të shtohet detyrimisht edhe Pekini.

Liz Truss

Sipas saj, Kina është një kërcënim serioz dhe imediat, jo vetëm në optikën e luftës tregtare me Perëndimin, por edhe për mbështetjen ndaj Moskës, rolit të saj në Azi dhe në disa vende afrikane më parë koloni britanike, si dhe tensioni gjithmonë e më i madh për Hong-Kongun, autonomia e së cilës është kërcënuar çdo ditë e më shumë nga ligjet kineze, aq sa me dhjetëra mijëra banorë po transferohen pikërisht në Britaninë e Madhe, falë disa programeve speciale që sigurojnë aksesin e nënshtetësisë britanike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani