Debati i parë presidencial në Brazil, dy rivalët akuza njëri-tjetrit për korrupsion

Publikuar më: 29/8/2022, ora 09:14
bolsonaro lula 1280x720

Debati i parë presidencial në Brazil, dy rivalët akuza njëri-tjetrit për korrupsion

Publikuar më: 29/8/2022, ora 09:14

Presidenti i qendrës së djathtë, Jair Bolsonaro, dhe lideri i së majtës Luiz Inacio Lula Da Silva, zhvilluan mbrëmë debatin e parë televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit, që degjeneroi shumë shpejt në fyerje e sharje personale.

Bolsonaro e akuzoi ish-presidentin se ka drejtuar qeverinë më të korruptuar në historinë e Brazilit. Në këmbim, Lula tha se Bolsonaro e ka shkatërruar Brazilin. Sondazhet më të fundit tregojnë se Lula Da Silva, që ka shërbyer si president nga viti 2003 deri në 2010, kryeson deri tani. Por diferenca mes të dyve mbetet e ngushtë.

Pjese e debatit ishin 6 kandidatët për president, por gjithçka u përqendrua mes dy rivalëve kryesore.

Bolsonaro dhe Lula Da Silva akuzuan njëri-tjetrin për më shumë se 1 orë për korrupsion, njëri për të shkuar e tjetri për të tashmen.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 tetor, ndërsa raundi i dytë më 30 tetor, nëse asnjë prej kandidatëve në garë nuk fiton 50% të votave.