Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hakerat publikojnë numrat e telefonit të qindra shqiptarëve

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 23:00 | Aktualitet

Pasi sulmuan e-Albania pak ditë më parë, duke krijuar bllokimin e kësaj platforme për shërbimet publike për disa ditë, hakerat kanë publikuar disa të dhëna.

Hakerat kanë bërë publikë numrat e telefonit të qindra shqiptarëve dhe numrat e kartave të tyre të internetit, por edhe dokumente të tjera.

Grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë