Kërcime provokuese me vajza, “shëtitje” në gjendje të dehur, ç’po ndodh me yllin e Juventusit?

Publikuar më: 29/8/2022, ora 15:20
nedved 1280x720

Kërcime provokuese me vajza, “shëtitje” në gjendje të dehur, ç’po ndodh me yllin e Juventusit?

Publikuar më: 29/8/2022, ora 15:20

Po përhapen kudo në rrjetet sociale një seri videosh që ka si protagonist Pavel Nedved, ish-lojtarin talentuoz të Lazios dhe Juventusit, sot zëvendëspresidenti i këtij ekipi.

Por çeku aty nuk përflitet për pjesën sportive, por për jetën e natës tejet të nxehtë. Në një prej videove, Nedved duket duke kërcyer në mënyrë tepër provokuese me tre vajza të panjohura, ndërkohë në pamje të tjera shihet duke dalë nga lokali në gjendje të dehur.

Baleti “sexy” i Pavel Nedved me disa të panjohura

Dalja pothuajse në paralel e këtyre pamjeve të sikletshme për drejtuesin sportiv, për disa është shenjë që pronësia e Juventusit dëshiron të ndajë fatin e saj nga 50-vjeçari, i ndarë dhe prind i dy fëmijëve.

Nedved del nga një lokal në gjende të dehur

Asnjë reagim zyrtar mbi videot nuk ka ardhur nga Nedved ose drejtuesit e ekipit nga Torino.