Lukaku dëmtohet, zbulohen ndeshjet që mund të humbasë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 13:42
lukaku 1 1280x720

Lukaku dëmtohet, zbulohen ndeshjet që mund të humbasë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 13:42

Romelu Lukaku do të jetë një mungesë e sigurt në Derbi për Interin. Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë nga ndeshja me Milanin, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka marrë lajme të këqija nga infermieria.

Nga testet e fundit, u zbulua se sulmuesi belg ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë.

Siç raportojnë mediat italiane, përveç takimit me Cremonese të martën, belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve, përballë Bayern Munchen.