Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miku i dy rusëve ankimon vendimin: S’jam spiun

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 16:12 | Kronikë
Miku i dy rusëve ankimon vendimin: S’jam spiun

Fedir Alpatov, ukrainasi i arrestuar bashkë me dy rusët e dyshuar për spiunazh, në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, kërkon të lirohet nga qelia.

Përmes avokatit të tij, Saimir Vishaj, Alpatov ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë në 24 gusht nga Gjykata e Elbasanit.

Në ankim Alpatov këmbëngul se nuk ka lidhje me asnjë shërbim të huaj dhe se i vetmi qëllim i ardhjes së tij në Shqipëri ishte turizmi dhe vizitat në bunkerët apo repartet ushtarake të braktisura. Njëkohësisht, Alpatov pretendon mungese provas, mungese rrezikshmwrie dhe kërkon pavlefshmëri të procesverbalit të deklarimeve të dhëna prej tij, pasi është pyetur në gjuhën ruse dhe jo në gjuhën e tij amtare.

Ukrainasi dhe dy miqtë e tij rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofoeva po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Prokuroria e Elbasanit për akuzën e “sigurimit të informatave”, “dhënies së informatave” dhe “goditjes për shkak të detyrës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë