Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Një katastrofë e paparë”,  40% i Pakistanit nën ujë, 30 milionë persona kanë humbur gjithçka

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 13:26 | Bota

“Përreth meje shoh vetëm ujë, ujë dhe ujë pafund. Nuk ka tokë të paprekur nga uji”.

Janë fjalët e ministrit të Jashtëm të Pakistanit Bilawal Bhutto Zardari, për të përshkruar situatën në vendi e tij, e cilësuar nga ekspertët e vendit aziatik si “një katastrofë e paparë”.

Kur ujërat që kanë përmbytur vendin të fillojnë të tërhiqen, do te tregojnë një peizazh tërësisht ndryshe nga ia i qershorit, kur filluan shira të rrëmbyera që nuk kanë braktisur vendin deri pak ditë më parë, duke përmbytur pothuajse një të tretën e vendit, si të thuash një territor më i madh se Britania e Madhe.

Bilanci tragjik flet për më shumë se 1 mijë viktima dhe mijëra të plagosur, por dëmet ekonomike mendohet se do të kenë pasoja të rënda në vitet në vijim.

https://a2news.com/2022/08/28/982-viktima-nga-permbytjet-pakistani-shpall-gjendjen-e-emergjences/

Sipas përllogaritjeve fillestare, janë rreth 30 milionë persona që praktikisht kanë humbur gjithçka, duke filluar nga shtëpia, bizneset, të mbjellat dhe bagëtitë e tyre, ndërkohë që fshatra të tëra janë zhdukur përgjithmonë nga harta.     

https://a2news.com/2022/08/26/rreth-1-mije-viktima-nga-permbytjet-ne-pakistan-pamje-dramatike-nga-fundosja-e-nje-hotel-te-madh/

Ekspertët e ambientit kishin paralajmëruar për tragjedi të ngjashme, jo vetëm për shkak të ndryshimeve klimaterike, por edhe për ndërtimet e shumta abuzive në zonat më të goditura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë