Policia në Moskë arreston të rinjtë me makina luksoze: Të dërgohen të luftojnë në Ukrainë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 19:29

Policia në Moskë arreston të rinjtë me makina luksoze: Të dërgohen të luftojnë në Ukrainë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 19:29

Policia arrestoi me dhunë pronarët e makinave luksoze që morën pjesë në një paradë në Moskë, në një goditje kundër shfaqjeve ekstravagante të pasurisë.

Pamjet tregojnë forcat e policisë që morën me dhunë shoferët e pasur teksa ekspozonin makinat e tyre perëndimore në rrugët e Moskës, në një periudhë kur me mijëra ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Zemërimi ndaj këtij organizimi bëri që një ligjvënës pro Putin të bënte thirrje që këta të rinj të dërgohen të luftojnë në Ukrainë.

Policia në Moskë pretendon se këta të rinj nuk kishin marrë leje për paradën, ndërsa bën të ditur se rreth 170 Lamborghini, Rolls-Royce Phantom, Ferrari, Porsche, Hummer H1, Chevrolet Corvette C8, Audi RS5 dhe Bentley Continental GT II janë sekuestruar.