Pushtohet Pallati i Republikës në Irak, mbështetësit e Al Sadr lahen në pishinë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 21:47

Pushtohet Pallati i Republikës në Irak, mbështetësit e Al Sadr lahen në pishinë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 21:47

Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i fuqishëm mysliman shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të largohej nga politika, duke bërë që besnikët e tij të sulmojnë Pallatin e Republikës në Bagdad dhe të përleshjen me grupet rivale shiite.

Përleshjet shpërthyen disa orë pas deklaratës së al-Sadr duke nxitur mbështetësit e tij për të demonstruar dhe për të sulmuar selinë kryesore të kabinetit. Disa u hodhën në një pishinë në Pallatin Republikan, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj.

Ushtria e Irakut shpalli një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe u bëri thirrje protestuesve të largoheshin nga Zona e Gjelbër.

Sadr, i cili ka marrë mbështetje të gjerë duke kundërshtuar ndikimin e SHBA-së dhe Iranit në politikën e Irakut, ishte fituesi më i madh nga zgjedhjet e tetorit, por tërhoqi të gjithë ligjvënësit e tij nga parlamenti në qershor pasi ai dështoi të formonte një qeveri që përjashtonte rivalët e tij, kryesisht partitë shiite të mbështetura nga Teherani.