Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë vjeshtës

Publikuar më: 29/8/2022, ora 15:18

Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë vjeshtës

Publikuar më: 29/8/2022, ora 15:18

Durrësi pritet të vijojë ende sezonin veror edhe gjatë fillimit të vjeshtës. Përfaqësuesit e njësive hoteliere thonë se pushuesit e huaj dhe ata nga trevat shqipfolëse vijojnë prenotimet në hotelet e bregdetit të Durrësit.

Durrësi duket se ka shënuar sezonin më të mirë turistik veror, krahasuar edhe me vitin 2019, që konsiderohet më i suksesshëm. Statistikat në rritje kanë qenë edhe në hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit, në të cilin gjatë periudhës janar-korrik 2022, janë përpunuar 10 për qind më shumë pasagjerë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Ndërkohë, objektivi i operatorëve turistikë është që Shqipëria të mos ofrojë vetëm turizëm sezonal gjatë muajve të verës, por ta shtrijë atë përtej këtyre muajve.