Tentoi të vidhte këlyshët në kopshtin zoologjik, e shqyen luanesha

Publikuar më: 29/8/2022, ora 17:54
luan1 947x720

Tentoi të vidhte këlyshët në kopshtin zoologjik, e shqyen luanesha

Publikuar më: 29/8/2022, ora 17:54

Autoritetet në Ganë nisur hetimet pasi një burrë humbi jetën në një kopsht zoologjik në kryeqytet, pasi kishte hyrë në kafazin e luanëve.

Zyrtarët deklarojnë se i riu me shumë mundësi kishte hyrë në kafazin e luanit për të marrë prej aty dy këlyshë të bardhë, shumë të rrallë, por që më pas u sulmua nga luanesha.

Trupi i viktimës u mor nga kopshti zoologjik dhe u dërgua në një morg lokal.

Kopshti Zoologjik i Akra është mbyllur përkohësisht për publikun pas incidentit që ka lënë shumë njerëz të tronditur.