Uzuni shpërthen në Spanjë, realizon 3 gola

Publikuar më: 29/8/2022, ora 21:10
uzuni 1280x720

Uzuni shpërthen në Spanjë, realizon 3 gola

Publikuar më: 29/8/2022, ora 21:10

Myrto Uzuni është një nga të vetmit lojtarë për momentin të kombëtares shqiptare që po kalon një formë të mirë.

Madje, sulmuesi nga Berati po bëhet protagonist absolut te skuadra e tij e Granada-s në kategorinë e dytë në Spanjë.

Në ndeshjen e kësaj së hëne, Uzuni arriti të realizojë 2 gola brenda 11 minutave të para në ndeshjen ndaj skuadrës së dytë të Villarreal. Në golin e parë, shqiptari u asistua nga ish-sulmuesi i Napolit Callejon, ndërsa golin e dytë e realizoi nga pika e 11-metërshit. Por, ai nuk u ndal me kaq, pasi ktheu në gol edhe një tjetër penallti në pjesën e dytë