Vdes njeriu më i vetmuar në botë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 17:41
126477935 57024a47 535b 4c2d 9b8c c62a53e638bb

Vdes njeriu më i vetmuar në botë

Publikuar më: 29/8/2022, ora 17:41

Autoritetet në Brazil njoftojnë vdekjen e anëtarit të fundit të një grupi indigjenësh, i cili kishte jetuar përgjatë gjithë kohës i izoluar nga pjesa tjetër e njerëzimit.

Burri, emri i të cilit nuk dihej, kishte jetuar vetëm për 26 vitet e fundit.

Ai njihej si Njeriu i Gropave, sepse hapte vrima të thella në tokë si gracka për të kapur kafshë, ndërsa disa të tjera i përdorte për tu fshehur.

Trupi i tij u gjet pranë vendit ku strehohej dhe mbi të nuk kishte shenja dhune.

Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, 6 anëtarët e tjerë të mbetur të të cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondonia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre.