Vëllai kërcënon se do të nxjerrë të palarat e Pogba, mesfushori e denoncon për shantazh

Publikuar më: 29/8/2022, ora 12:08
pogba vellai 1148x720

Vëllai kërcënon se do të nxjerrë të palarat e Pogba, mesfushori e denoncon për shantazh

Publikuar më: 29/8/2022, ora 12:08

Mathias Pogba, vëllai i madh i Paul Pogba, publikoi një video në rrjetet sociale ku premtoi se shumë shpejt do të zbulonte informacione “shpërthyese” që kanë të bëjnë me futbollistin e Juventusit.

Sipas tij, e gjithë bota do t’i kthehet kundër mesfushorit francez pasi të mësojë gjërat që kanë ndodhur: “Njerëzit do të kuptojnë se në këtë tokë nuk ka më frikacak, më tradhtar dhe më hipokrit sesa ty”.

Një nga sekretet është se Paul Pogba mund të ketë paguar një shtrigan për të dëmtuar sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe.

“A e kupton tani, Kylian? Nuk kam asgjë kundër teje, fjalët e mia janë për të mirën tënde, i kam të gjitha me prova. Nuk të vjen asnjë e mirë nëse pranë vetes ke një hipokrit dhe një tradhtar”, shkruan vëllai i Pogba në Twitter.

Ndërkohë, mesfushori francez, fitues i Kupës së Botës, ka denoncuar në polici një tentativë shantazhi nga një bandë që ai pretendon se e ka futur në një apartament në Paris dhe i ka kërkuar 13 milionë euro nën kërcënimin e armës.

29-vjeçari u ka thënë autoriteteve se banda i kërkonte këto para për “shërbime mbrojtjeje” gjatë 13 viteve të fundit.

Avokatët e Paul Pogba, së bashku me nënën e futbollistit dhe agjenten e tij, kanë dalë me një komunikatë ku thonë se videoja e vëllait “nuk është surprizë”, pasi vjen pas “disa kërcënimeve dhe tentativave të shantazhit”.