Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gazprom ndërpret sërish për 3 ditë furnizimin me gaz

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 18:44 | Bota
Gazprom ndërpret sërish për 3 ditë furnizimin me gaz

Rusia ka vendosur ta përdorë gazin si armë në luftën kundër Perëndimit që mbështet Ukrainën dhe kjo gjë po bëhet gjithnjë e më evidente.

Në një njoftim të fundit, Gazprom bën me dije se gazsjellësi Nord Stream I do të mbyllë furnizimet për tre ditë dhe arsyeja është sërish e njëjtë, për mirëmbajtje.

Lajmi vjen pasi ministrat e Energjisë së Europës po përgatiten të mbajnë një takim emergjent në javën e parë të shtatorit për t’iu përgjigjur çmimeve gjithnjë e në rritje të gazit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Franca e konsideroi të papranueshme këtë gjë duke e akuzuar Rusinë se po e përdor furnizimin me energjinë si armë lufte.

I pyetur nëse ka garanci se Gazprom do të rifillojë eksportin e gazit përmes Nord Stream I, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Ka garanci që përveç problemeve teknike të shkaktuara nga sanksionet, asgjë nuk i pengon furnizimet."

A2 CNN Livestream

Dita jonë