Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat, turku kapet në Shqipëri

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 10:24 | Kronikë
Kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat,

Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

Sipas burimeve të A2 CNN, është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Özer, shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton që në Shqipëri ishte strehuar në Elbasan, ndërkohë që është kapur në qytetin e Vlorës.

https://a2news.com/2021/05/04/media-turke-bosi-i-kriptomonedhes-thodex-fshihet-ne-shqiperi/

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë dhe dyshohet se ka qëndruar për një periudhë edhe në Shqipëri.

https://a2news.com/2021/05/17/turku-i-kriptomonedhave-qe-dyshohej-se-fshihej-ne-shqiperi-nuk-veproi-i-vetem-ne-kerkim-dhe-3-persona/

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu