Sondazh: Shqiptarët janë tolerantë fetarë për shkak të:
  • Respektit ndaj tjetrit 68%
  • Mosbesimit 27%
  • Nuk e di 5%

Tkurret sërish volumi i transportit të mallrave, efekt negativ te konsumi

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 13:56 | Ekonomi
Tkurret sërish volumi i transportit të mallrave, efekt negativ te

Volumet e transportit të mallrave kanë pësuar sërish rënie. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit korrik, volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në porte ishte 334.5 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 28% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa për periudhën 7-mujore, volumet totale të mallrave të përpunuara në portet e vendit rezultojnë në rënie me 14%.

Shifrat e mësipërme tregojnë se po importohet më pak, çka tregon edhe për një tkurrje të ndjeshme të konsumit, që po ndodh për shkak të krizës së çmimeve. Shtrenjtimi i mallrave dhe produkteve ka bërë që shumë familje të reduktojnë shpenzimet dhe të përqendrohen vetëm te baziket, siç është ushqimi.

Tkurrja e konsumit është një lajm i keq për ekonominë, pasi do të thotë një burim më pak për rritjen ekonomike, aq shumë të nevojshme në këtë periudhë pasigurish të shtuara

A2 CNN Livestream

Dita jonë