Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Publikuar më: 30/8/2022, ora 17:34

Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Publikuar më: 30/8/2022, ora 17:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Tiranë. Mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën brenda një agjencie imobiliare në zonën e “Myslym Shyrit”.

Mësohet se autori Arsen Muskurti është larguar menjëherë nga vendngjarja. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

Rreth 2 orë pas ngjarjes, Arsen Muskurti u vu në pranga nga policia.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.