2 shtete të tjera i bashkohen takimit të radhës së “Ballkanit të Hapur”

Publikuar më: 31/8/2022, ora 21:33
kr open Balkan frame 256 1280x720

2 shtete të tjera i bashkohen takimit të radhës së “Ballkanit të Hapur”

Publikuar më: 31/8/2022, ora 21:33

Zyrtarë të lartë nga Hungaria dhe Turqia pritet të marrin pjesë në takimin e radhës së nismës së “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet më 2 shtator më Beograd.

Në njoftimin e presidencës serbe që organizon këtë takim të radhës bëhet me dije se përveç presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministrin i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Po ashtu, njësoj si në samitin e Ohrit, në Beograd do të qëndrojnë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.