Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arabia Saudite sekuestron sasinë më të madhe të drogës sintetike

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 19:02 | Bota
Arabia Saudite sekuestron sasinë më të madhe të drogës

Autoritetet në Arabinë Saudite bëjnë me dije se kanë sekuestruar rreth 46 milionë tableta të drogës sintetike amfetaminë në një ngarkesë me miell, sasi kjo që mund të konsiderohet si më e madhja e kapur ndonjëherë në Mbretëri.

Forcat e sigurisë e vrojtuan ngarkesën që në momentin që ajo mbërriti në portin e Rijadit dhe u vendos në një depo. Deri në këto momente janë arrestuar 6 shtetas sirianë dhe dy pakistanezë.

Drejtoria e Përgjithshme për Kontrollin e Narkotikëve nuk e përmendi llojin e amfetaminës së sekuestruar, por Arabia Saudite është tregu më i madh për tabletat që mbajnë logon “captagon”.

“Captagon” është një përzierje e amfetaminës, kafeinës dhe simulantëve të tjerë që përdoret në mesin e të rinjve të pasur në Gjirin Persik.

Një artikull i Foreign Policy në vitin 2021 citoi se mërzia dhe kufizimet sociale, si dhe aksesueshmëria e lehtë, po nxisnin përdorimin e “Captagon” në Arabinë Saudite.

Kjo lloj droge mendohet se konsumohet dhe nga luftëtarët në Siri për të hequr frikën në sheshbetejë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë