Bastet dhe formalizimi i tyre, Ylli: Shteti të kontrollojë agjencitë e basteve dhe sporti të përfitojë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 10:50
ylli fidel 1280x692

Bastet dhe formalizimi i tyre, Ylli: Shteti të kontrollojë agjencitë e basteve dhe sporti të përfitojë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 10:50

Në një dëgjesë publike, kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve “online” në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre, Fidel Ylli deklaroi se, edhe pse votoi me shumë kënaqësi për mbylljen e kompanive të basteve, u pa se “nisi të luhej më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë lloj kontrolli”.

“Unë kam thënë që t’i mbyllim dhe sot them sërish që t’i mbyllim bastet në të zezë. Shteti të jetë kontrollor për agjencitë e basteve. Ne pretendojmë të hyjë në Evropë dhe nuk kemi ligj për bastet. Ne mund të kontrollojmë edhe sasinë e parave me të cilat mund të luajë një person, në bazë të të ardhurave mujore. Sot luhet me miliona dhe shteti nuk merr asnjë lek nga këto. Kur shtete si Gjermania dhe Anglia kanë ligje, ne kaq të pasur qenkemi që t’ia lëmë privatëve dhe të fortëve? Prandaj kemi një vit që themi të ulemi e të shpjegojmë për opinionin publik që është më mirë që fëmija të mos luajë në dhomën e vet “online”. Më mirë t’i nxjerrim në dritë të diellit, t’i kontrollojë shteti dhe sporti të ketë mundësi të bëjë palestra, fusha dhe pishina”, tha Ylli.

Kryeministri Edi Rama tha: “Këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, por kemi një kontekst që duhet kuptuar. Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit, nga situata dramatike me kërpudhëzimin e tyre, pafundësinë e sallave, të makinetave, ekraneve, një shqetësm social, por edhe me situata familjarë dramatike të katandisura në tragjedi. Mendojmë se ka qenë absolutisht i drejtë dhe i duhur. Ishte një debat me pro dhe kundra ndaj nesh, ishte një debat edhe me partnerët që ne e bëmë këtë vendimmarrje. Situata në atë moment ishte e tillë. Dhe, kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët e medaljes, anët pozitivë dhe negative, lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zezë. Sot, jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe brenda nesh kemi diskutimin tonë”.