Eliminatoret e Botërorit 2023, vajzat kuqezi mbyllin përgatitjet për duelin me Poloninë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 14:52

Eliminatoret e Botërorit 2023, vajzat kuqezi mbyllin përgatitjet për duelin me Poloninë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 14:52

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli, këtë të martë, përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të fundit eliminatore për kampionatin botëror 2023.

Vajzat kuqezi luajnë përballë Polonisë në Elbasan Arena një kundërshtar i vështirë, por sipas teknikut shkodran Amir Grima, vajzat janë gati për surprizën.

Grima theksoi se vajzat kanë punuar shumë dhe pret që këtë ta transmetojnë dhe në fushë.

Ndeshja me Poloninë është programuar këtë të enjte në Elbasan Arena në orën 18:00, ndërsa takimi i fundit është më Norvegjinë më 6 shtator.

Aktualisht, kombëtarja shqiptare ka 10 pikë dhe pozicionohet e katërta në grupin F, 4 pikë më pak se Polonia dhe 9 nga Belgjika e vendit të dytë.