Ministrat e Jashtëm të BE marrin vendimin për vizat e shtetasve rusë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 16:56
MB DIALOGU BRUKSEL frame 54 1024x576

Ministrat e Jashtëm të BE marrin vendimin për vizat e shtetasve rusë

Publikuar më: 31/8/2022, ora 16:56

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë marrëveshjen e lëshimin e vizave për qytetarë rusë, një lëvizje kjo ndryshe me atë që u përfol më herët, ku zëra të ndryshëm kërkonin ndalimin e plotë të udhëtimit të rusëve në Europë.

Lajmi u konfirmua nga shefi për politikën e jashtëm të bllokut, Josep Borrell i cili u shpreh se ky pezullim do ta bëjë më të vështirë dhe më të kushtueshme hyrjen e shtetasve rusë në vendet e Unionit.

“Kemi të bëjmë me një çështje sigurie në vendet fqinje të Rusisë. Shumë shtetas rusë udhëtojnë për pushime dhe shoping në këto shtete sikur të mos ndodhte asgjë në Ukrainë dhe sikur nuk ka luftë”, tha Borrell.

Vendimi për të pezulluar lëshimin e vizave për shtetasit rus u mor në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE që u mbajt në Pragë. Disa prej vendeve anëtarë kundërshtuan ndalimin e plotë të lëvizjes dhe për këtë arsye u gjet një zgjidhje alternative.

Vendet lindore dhe nordike mbështesnin me forcë ndalimin e turizmit, ndërsa Gjermania dhe Franca deklaronin se kjo gjë do të ishte kundërproduktive, duke thënë se rusët e zakonshëm duhet të lejohen ende të hyjnë në Perëndim.