“Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”. Serbia shton prezencën ushtarake pranë kufirit

Publikuar më: 31/8/2022, ora 14:58
MB SERBIA AFISHET frame 1440 1280x720

“Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”. Serbia shton prezencën ushtarake pranë kufirit

Publikuar më: 31/8/2022, ora 14:58

Serbia ka afishuar njoftime në të gjitha pikat kufitare me Kosovën duke theksuar se pranimi i letërnjoftimeve nuk nënkupton njohjen e pavarësisë. Në poster thuhet se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Republika e Kosovës është mundësuar vetëm për arsye praktike, për hir të lirisë së lëvizjes.

Në afishe gjithashtu theksohet se përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore të Kosovës nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto lloj njoftimesh janë vendosur një ditë përpara fillimit të zbatimit të ujdisë për pranimin e letërnjoftimeve përkatëse. Afishet janë shkruar në serbisht dhe anglisht.

Ndërkohë, raportohet se Serbia po shton prezencën ushtarake pranë kufirit me Kosovën. Ne rrjete sociale qarkullojnë pamje që tregojnë autokolona me mjete ushtarake duke lëvizur pranë zonave kufitare.