Vetëm gjashtë muaj te zikaltrit, dështon “pasardhësi” i Perisic tek Interi, gati transferimi

Publikuar më: 31/8/2022, ora 09:30
093026182 3d3bc92b 401c 40fe aef6 b9cd5e2796c9 1029x720

Vetëm gjashtë muaj te zikaltrit, dështon “pasardhësi” i Perisic tek Interi, gati transferimi

Publikuar më: 31/8/2022, ora 09:30

Erdhi si trashëgimtari i Ivan Perisic, por aventura e gjermanit Robin Gosens tek Interi duket se është mbyllur pas pak muajsh.

Lojtari i krahut me tipare sulmuese erdhi në janarin e kaluar nga Atalanta, ku në 125 ndeshje në Serie A jo vetëm ka shënuar 25 gola, por ka dhënë asiste të shumta që e kanë ndihmuar ngjitjen e ekipit të Bergamos në elitën e kampionatit italian, si dhe vetë 28-vjeçarin për të marrë fanellën e shumë ëndërruar të kombëtares gjermane.

Kalimi tek Interi dukej si hapi përfundimtar i tij, por trajneri Simone Inzaghi nuk e ka parë kurrë atë si titullar, edhe për shkak të disa dëmtimeve që e kanë kufizuar forcën e tij shpërthyese.   

Gjermani që është blerë për rreth 25 milionë euro, ka pasur orë të kaluar një ofertë të ngjashme nga Gjermania. Bëhet fjalë për Bayer Leverkusen, ekip i Bundësligës që mendon të sfidojë hegjemoninë e Bayernit të Mynihut. Një ofertë që drejtuesit e Interit po e mendojnë seriozisht, ndërkohë që mungojnë vetëm dy ditë nga mbyllja e merkatos.

Në rast transferimi, italianët kanë në mendje profilin e lojtarit të Shtutgartit, argjentinasit Borna Soza.