Abetarja e njësuar, Kurti: Përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit

Publikuar më: 1/9/2022, ora 10:46
kurti 5 1280x720

Abetarja e njësuar, Kurti: Përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit

Publikuar më: 1/9/2022, ora 10:46

“Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit tonë. Populli ynë e di se përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit.” Me këto fjalë frymëzuese, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përshëndeti ceremoninë e prezantimit të Abetares së Përbashkët Unike, ku theksoi se vetëdija kombëtare duhet të vazhdojë jetësimin e idesë politike për aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore.

“Janë bërë 178 vjet që kur Naum Veqilharxhi botoi qarkoren e parë. Kanë kaluar 114 vite, ku dijetarët shqiptarë të trevave u mblodhën në Kongresin e Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kështu u njësua alfabeti i parë i gjuhës shqipe, të cilin nga sot fëmijët tanë anë e mbanë fiseve të banuara me shqiptarë, do ta mësojmë. Populli ynë e di se përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit. Sikurse në periudha të ndryshme historike prijësit tanë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimin prej ndjenjës së fuqishme identitare te vetëdija e lartë kombëtare. Jemi ne që duhet të vazhdojmë jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore”.

Duke e konsideruar historik raportin e gjuhës dhe kombit, Kurti e vuri theksin te përbashkimi dhe vlerësoi të gjitha ata që mbajtën gjallë gjuhën shqipe dhe e lartësuan atë.

Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit tonë. Raporti i gjuhës e kombit është historik përmes gjuhës është mësuar dashuria për kombin. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri po fillon me abetaren unike. Po materializohet frymëzimi i trashëguar në breza. Në ditë si këto, duhet kujtuar puna e atdhetarëve e albanologëve, e studiuesve të pakompromisë, grave e burrave që ruajtën gjuhën shqipe, pasurinë tonë të përbashkët. Të gjitha ato pena që nuk u shterën po kthehen në flakadanë ndriçues të diturisë, nënat që me ninulla rritën fëmijët dhe gjuhën, heronjtë tanë që ranë që ne të jetojmë ndjenjën e përbashkimit. Jam i lumtur që kemi në duar këtë abetare për të cilin u zotuam në mbledhjen e përbashkët në nëntor të vitit të kaluar. Kemi përgatitur edhe tekstin dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë. Fëmijëria është koha kur mbillet edhe dija edhe morali. Udha e shkronjave që na solli deri këtu, është e gjatë dhe e vështirë”.

Në ceremoninë e sotme në Kosovë, merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria e drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.