Abetarja e përbashkët nis rrugëtimin në Kosovë në ditën e parë të hapjes së shkollave

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:58

Abetarja e përbashkët nis rrugëtimin në Kosovë në ditën e parë të hapjes së shkollave

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:58

Abetarja e re mbarëkombëtare nis rrugëtimin e saj, fillimisht nga Kosova. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor kryeministri Albin Kurti dhe ministria e arsimit të Shqipërisë Evis Kushi prezantuan  nga Gjakova tekstin e njësuar për fëmijët e klasave të para.

Por dita e parë e shkollës në Kosovë ka qenë e pazakontë. Në të gjithë territorin e vendit asnjë shkollë nuk I ka hapur dyert për nxënësit.

Shkak është bërë bojkoti dhe greva e mësuesve në mbarë vendin.  Prej kohësh sindikata e arsimit  kërkon rritjen e pagave me 100 euro si dhe shtim të stafit të arsimtarëve.

Ndërkohë në Shqipëri, Abetarja e re mbarëkombëtare ende nuk ka nisur shpërndarjen, pasi viti shkollor nis në 12 shtator.