Aksioni opozitar, Berisha takohet me Metën

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:35

Aksioni opozitar, Berisha takohet me Metën

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:35

Burime për A2 CNN kanë konfirmuar se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dy ditë më parë, është takuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky takim, që ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, është zhvilluar për të diskutuar rreth aksionit opozitar.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se “pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe”.

“Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”, theksoi kreu demokrat.