Arsyeja pse Kina po kultivon oriz në Mars

Publikuar më: 1/9/2022, ora 11:09
oriz 1280x720

Arsyeja pse Kina po kultivon oriz në Mars

Publikuar më: 1/9/2022, ora 11:09

Kina ka dërguar në hapësirë ​​për herë të parë oriz dhe ai është përshtatur në mënyrë të përsosur. Ky eksperiment do të jetë çelësi për të ushqyer ekuipazhet në misionet e ardhshme shumë të gjata në hapësirë, në mënyrë që të mos konsumojnë vetëm konserva.

Filizat e orizit kanë arritur “një lartësi prej 30 centimetrash”, shpjegoi Zheng Huiqiong, një ekspert nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale, i cili shtoi se objektivi është “të hetojmë se si mikrograviteti mund të ndikojë në kohën e lulëzimit të bimës dhe nëse është e mundur, të përdoret mjedisi i mikrogravitetit për të kontrolluar proceset”.

Problemi është se një mision në Mars, do ta linte ekuipazhin pa ushqim, pasi nuk mund të grumbullohet aq shumë ushqim në anije. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që orizi, për shembull, të përshtatet dhe të rritet në këtë planet.

Eksperimenti po kryhet në Laboratorin Hapësinor Wentian, i cili u ankorua me Modulin Bërthamë Tianhe të Stacionit Tiangong, më 24 korrik. Astronautët do të vazhdojnë të analizojnë zhvillimin e bimëve dhe nëse përfundojnë ciklin e plotë të jetës, ata do t’i sjellin farat përsëri në Tokë për kërkime të mëtejshme.

Stacioni (në ndërtim e sipër) Tiangong, emri i të cilit do të thotë “Pallati Qiellor”, do të peshojë rreth 70 tonë dhe pritet të funksionojë për rreth 15 vjet, duke orbituar rreth 400 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.