Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 12:51 | Politikë
Berisha: Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Kryesisë se kryeministri “Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike duke shkelur ligjet e vendit që mbrojnë digat, që nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në datën 1 shtator nën nivelin 284 metër”.

“Sot, digat janë nën 270 metër. Për dy arsye: duan të sjellin errësirën, që të justifikojnë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi, të cilët shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qira ditore prej 92 mijë eurosh. Ky i zbraz digat, por gjeneratorët që punojnë me mazut, me përqindje të tmerrshme squfuri, për Vlorën janë sikur të fusësh 100 mijë automjete që bëjnë 100 kilometra çdo ditë në Vlorë”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë