Doçi ndalet nga shtylla, Polonia rrëmben fitoren në Elbasan

Publikuar më: 1/9/2022, ora 21:32

Doçi ndalet nga shtylla, Polonia rrëmben fitoren në Elbasan

Publikuar më: 1/9/2022, ora 21:32

Kombëtarja shqiptare e femrave është mposhtur 1-2 në Elbasan Arena nga Polonia.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, e nisën ndeshjen mjaft mirë pasi kaluan në avantazh që në fillim me anë të Qendresa Krasniqit, por vetëm kaq, pasi skuadra mike arriti të përmbysë gjithçka. Pajor ishte autore e dy golave të shpejtë në fundin e pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta, kombëtarja shqiptare ishte më kërkuese, por pa mundur të gjente të paktën golin e barazimit në këtë sfidë. Për t’u veçuar ishte një shtyllë e realizuar nga kapitenia Megi Doçi nga goditja e dënimit ku Polonia ishte me fat.

Pas 9 ndeshjeve në eliminatoret për Kupën e Botës, Shqipëria gjendet në vendin e katërt në grup me vetëm me 10 pikë.