Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E papritur, Liverpool huazon mesfushorin e Juventusit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 12:00 | Futboll
E papritur, Liverpool huazon mesfushorin e Juventusit

Arthur do të luajë këtë sezon i huazuar te Liverpool.

Edhe pse përgjatë këtyre muajve nuk ishte folur aspak për një mundësi të tillë, mesfushori brazilian i Juventusit do të largohet nga Torino, për t’u bashkuar me ekipin e Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman kishte kërkuar një mesfushor tjetër, por askujt nuk i shkonte mendja që i përzgjedhuri do të ishte Arthur.

Mesfushori brazilian nuk arriti të tregonte nivel të lartë te Barcelona dhe e njëjta gjë ndodhi edhe te Juventus, ku këtë sezon trajneri Massimiliano Allegri ia kishte bërë të qartë që nuk do të kishte hapësira në skuadër.

Tashmë, te Liverpool, Arthur mund të “rilindë”, pasi si mesfushor krijues “The Reds”, kanë aktualisht vetëm Thiago Alcantara.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli