Gjirokastër, përgjysmohet numri i nxënësve në klasat e para

Publikuar më: 1/9/2022, ora 15:44

Gjirokastër, përgjysmohet numri i nxënësve në klasat e para

Publikuar më: 1/9/2022, ora 15:44

Kur na ndajnë 10 ditë nga fillimi i viti të ri shkollor, bashkitë e Gjirokastrës dhe Libohovës, duket se kanë shënuar numrin më të ulët të nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, si dhe të atyre që regjistrohen në klasën e dhjetë të shkollës së mesme.

Duke e krahasuar vetëm me vitin e kaluar, numri i nxënësve si në klasat e para, ashtu edhe në ato të dhjeta, është përgjysmuar.

Në lidhje me këtë situatë, A2 CNN kërkoi një prononcim edhe nga zyra rajonale e arsimit për bashkitë e Gjirokastrës dhe Libohovës, por asnjë prej zyrtarëve të kësaj drejtorie nuk pranoi të prononcohej. Ndërkohë kjo rënie drastike e nxënësve pritet të shkaktojë efekt domino në sistemin arsimor të Gjirokastrës, pasi moskrijimi i klasave sjell si pasojë daljen e mësuesve pa orë dhe reduktimin e klasave dhe shkollave, kryesisht në zonat rurale.

Në fakt, fenomeni i tkurrjes së numrit të nxënësve ka nisur prej vitesh dhe shkollat e mesme ka më tepër se 10 vite që janë kthyer në shkolla të bashkuara. Me këto ritme, nuk do jetë e largët dita që numri i nxënësve që do të futen në klasat e para të jetë disa dhjetëra.