Godet Kukësi, marrëveshje me gjigantin brazilian, adashin e “Gabigolit”

Publikuar më: 1/9/2022, ora 13:53
Barbosa 1108x720

Godet Kukësi, marrëveshje me gjigantin brazilian, adashin e “Gabigolit”

Publikuar më: 1/9/2022, ora 13:53

Në minutat e fundit të përfundimit të merkatos, Kukësi gjen marrëveshjen për sulmuesin që mund të  zgjidhë problemet me golin.

Bëhet fjalë për një brazilian me një emër të rëndë në atdhe, si Gabriel Barbosa, por normalisht nuk është i famshmi “Gabigol”, por një 23-vjeçar i rritur në akademinë e Palmeriras, por që pikërisht si ylli i Selecao ka kaluar shkurtimisht edhe në Itali, me fanellën e SPAL.

Gabriel Barbosa Avelino, gjatë prezantimit me italianët e SPAL në vitin 2017

Gabriel Barbosa Avelino, emri i tij i plotë, është në fakt një gjigant 195 centimetra, që pas një eksperience në Korenë e Jugut me ekipin e kryeqytetit Seul, ka veshur edhe fanellën e Levadhiakosin në Greqi, ku ka shënuar 4 gola.

Këtë vit, Kukësi është karakterizuar nga blerje të shumta lojtarësh të huaj, me shpresën që disa prej tyre të spikasin dhe të jenë të vlefshëm për kampionatin  e verilindorëve.