I dashuruar pas pemëve, 71-vjeçari me fermën në kodër Permakultura

Publikuar më: 1/9/2022, ora 16:52

I dashuruar pas pemëve, 71-vjeçari me fermën në kodër Permakultura

Publikuar më: 1/9/2022, ora 16:52

Thoma Loli, 71-vjeçari me profesion inxhinier pyjesh, ka ndërtuar një fermë mjaft interesante në afërsi te Pogradecit.

Për shkak të shumëllojshmërisë së kulturave të mbjella, vizitorët e huaj ë kanë pagëzuar fermën me emrin Premakultura.

Por ajo që e bën më interesante këtë fermë është vendi ku është ndërtuar. E vendosur mbi një kodër, shumë persona përfshi edhe banorët e zonës habiteshin, ku Thomai filloi të mbillte pemët e para, ose siç ka dëshirë ta thotë ai, të mobilonte tokën.

Madje, për këtë arsye, ai ndërtoi vetë edhe një teleferik për të zgjidhur problemin e mungesës së rrugës.

Ai ka investuar gjithçka vetë, por thotë se është e vështirë pa ndihmën e shtetit, të cilën deri tani nuk e ka ndjerë.

Ëndrra e Thomait është që në zonë të ndërtojë disa shtëpiza ekologjike dhe ai ende beson që ëndrrat edhe mund të realizohen.