“Janë që prej kohës së Millosheviçit”, Kurti iu drejtohet serbëve në gjuhën e tyre: Ndërroni targat

Publikuar më: 1/9/2022, ora 10:59
SINK KURTI TARGAT frame 68 1280x720

“Janë që prej kohës së Millosheviçit”, Kurti iu drejtohet serbëve në gjuhën e tyre: Ndërroni targat

Publikuar më: 1/9/2022, ora 10:59

Duke folur në gjuhën serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu drejtua komunitetit serb në vend me kërkesën e vetme që të respektojnë vendimin e qeverise për targat dhe t’i ndërrojnë ato. Ai tha se ato i përkasin epokës së Millosheviçit dhe se serbët nuk duhet të mbesin peng i së kaluarës.

“Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do të zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Konvertimi dhe regjistrimi i automjeteve me targa “RKS” i shërben rendit publik, ligjit dhe sigurisë. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre. Ato targa janë trashëgimi i regjimit të Millosheviçit. Kjo trashëgimi është një barrë që nuk duhet ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon t’ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, tha Kurti.