Kriza energjetike, Kurti: Nuk e mendoja se do të shkonim në këtë gjendje

Publikuar më: 1/9/2022, ora 19:09
albin kurti  1280x720

Kriza energjetike, Kurti: Nuk e mendoja se do të shkonim në këtë gjendje

Publikuar më: 1/9/2022, ora 19:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë për situatën e vështirë energjetike që po kalon vendi, e cila ka sjellë ndërprerje të rrymës për mijëra qytetarë.

Sipas kreut të qeverisë, situata është e vështirë, ndërkohë që për këtë po ndikon dhe çmimi shumë i lartë për këtë produkt në bursa.

Sipas Kurtit, një vit më parë ishte e paimagjinueshme që Kosova të përballej me një situatë të tillë.

“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi, që janë 60 vjet të tjetra, Kosova B dy njësi që janë 40 vjet të vjetra. Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, rrisin importin dhe po na shtojnë reduktimet. Çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë që po ndodh tash.

Brengoseshim vitin e kaluar kur çmimet shkuan në 500 euro për megavat orë. Ende pa ardhur dimri kemi raste kur çmimet në bursë ndërkombëtare kanë arritur në 1000 euro. Situata është shumë e rëndë. Por po e bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Kurti.