Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbyllet një nga reaktorët, ekipi i OKB në centralin bërthamor në Zhaporzhia

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 09:37 | Bota

Agjencia e Energjisë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, njoftoi në Telegram se, "për shkak të një raundi tjetër bombardimesh nga forcat pushtuese ruse në vendin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, mbrojtja emergjente është aktivizuar dhe njësia e energjisë 5 është fikur".

Njësia 5 është një nga dy reaktorët që ende operojnë në termocentral. Energoatom saktësoi se "njësia 6 vazhdon të funksionojë" dhe se "punëtorët ukrainas të uzinës po bëjnë çmos për të riparuar dëmtimet në infrastrukturë".

Ndërkohë ekspertët bërthamorë të OKB-së, u nisën nga qyteti i Zaporizhzhia të enjten për të vizituar një termocentral bërthamor të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës për të vlerësuar çdo dëm, edhe pse të dyja palët në konflikt raportuan për luftime në zonë.

Kushtet në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi i Evropës, janë diskutuar për javë të tëra, me Moskën dhe Kievin që kanë fajësuar për bombardimet në afërsi dhe duke nxitur frikën e një fatkeqësie rrezatimi.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se misioni ishte në dijeni të "aktivitetit të shtuar ushtarak në zonë", por po vazhdonte me planin e tij për të vizituar objektin dhe për të takuar stafin.

Misioni mbërriti në Zaporizhzhia, 55 km nga uzina, të mërkurën dhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se ishte planifikuar të vizitonte objektin të enjten.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani