Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime politike

Publikuar më: 1/9/2022, ora 14:59
meta 1280x704

Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime politike

Publikuar më: 1/9/2022, ora 14:59

Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka publikuar pjesë nga dosja e Sigurimit të Shtetit.

“Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Në asnjë dokument, edhe ato të falsifikuara, nuk rezultojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti bën çuditërisht edhe propozime për Kodin Zgjedhor. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur ligjin se gjoja personi me inicialet I.M. na ishte ish-Presidenti i Republikës. Autoriteti nuk pati asnjë dokument që mund të lidhte figurën e Ilir Rexhep Metajt si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

“Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 Mars 1990, dhe që janë deklarime pjesë e dojes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe konvikti me të. Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me Teknikë Operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se: personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z.; në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj)”, shtoi Ilir Meta.