Motori përplaset me bordurat e rrugës, humb jetën pasagjerja

Publikuar më: 1/9/2022, ora 18:57
aksidenti vlore 1280x720

Motori përplaset me bordurat e rrugës, humb jetën pasagjerja

Publikuar më: 1/9/2022, ora 18:57

Një 46 vjeçare ka humbur jetën në Kuçovë, si pasojë e një aksidentit rrugor pranë fshatit Goraj.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pasi motori që drejtonte shtetasi L.P., 20 doli nga rruga dhe u përplas me bordurat e rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe i shkaktoi plagë të rënda shtetases M.P. e cila nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.