Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërron jetë djali i Ernesto “Che” Guevara

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 08:40 | Bota

Camilo Guevara, djali i revolucionarit argjentinas Ernesto “Ché” Guevara, vdiq këtë të mërkurë në moshën 60-vjeçare në Karakas të Venezuelës për shkak të një ataku kardiak, siç raporton BBC.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel Bermúdez, përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, me një mesazh në të cilin shpreh ngushëllime për të afërmit. “Me pikëllim të thellë i themi lamtumirë Camilos, djalit të “Che” dhe promovuesit të ideve të tij, si drejtor i Qendrës Che, e cila ruan një pjesë të trashëgimisë së jashtëzakonshme të babait të tij. Përqafime për nënën e tij, Aleida, vejushën dhe vajzat e tij dhe gjithë familjen Guevara”, ka shkruar ai.

Një mesazh të cilit i është bashkuar edhe Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro. “Shpreh keqardhjen time për ndarjen nga jeta të Camilo Guevara, djalit të të madhit Ernesto “Che” Guevara. Mbrojtësi besnik i jetës dhe trashëgimisë revolucionare të babait të tij. Të gjithë familjes së tij, përqafimet dhe ngushëllimet e mia”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Twitter.

I lindur në vitin 1962 dhe me profesion jurist, Camilo Guevara ishte gjithashtu President i Qendrës Che. Kjo qendër studimi e vendosur në Havanë të Kubës, ruan arkivat personale të Ernesto “Che” Guevara dhe u themelua me synimin për të përhapur studimin dhe promovimin e jetës, veprës dhe mendimit të revolucionarit argjentinas.

Camilo ishte një nga katër fëmijët e Che Guevara si rezultat i martesës së tij me Aleida March.

I konsideruar ndër liderët politikë më me ndikim të kohës së tij, Ernesto “Che” Guevara u bë emblema e revolucionarit të Amerikës Latine. Më 8 tetor 1967, ushtria boliviane e arrestoi atë me mbështetjen e dy agjentëve kubano-amerikanë të CIA-s.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani