Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Open Balkan” në Beograd, tre liderët në panairin e verës, flasin për paqen dhe ekonominë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 17:33 | Politikë
“Open Balkan” në Beograd, tre liderët në panairin e

Panairi i vërës në Beograd që bëri bashkë prodhues nga vendet e rajonit, shënoi nisjen e samit të radhës të Open Balkan, me vëmendjen te përfitimi ekonomik. Por Kryeministri Rama pa përtej aspektit tregtar.

“Ne duhet të bëhemi më të bindur se Ballkani i hapur është shumë më tepër se ekonomi dhe tregti. Ballkani i Hapur është një projekt paqeje, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët në paqe që një lagje e Europës të bëhet vendi i të ardhmes për të gjithë rininë tonë”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç foli për një sukses të përbashkët. Panairin e organizuar e cilësoi si shembull se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë konkurruese nëse bashkëpunojnë. “Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Nuk mund të luftosh diçka që vjen natyrshëm, Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, do të vijojmë të punojmë më fort. Do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit e të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski: “Ka njerëz që pyesin a është një nisëm politike dhe ne vazhdojmë të themi që është një nismë ekonomike dhe e kemi konfirmuar një gjë të tillë sot. Sot ne lidhim ekonomitë tona, ne hapim tregje të reja, ofrojmë një hapësirë për shkëmbimin e ideve. Ballkani i hapur sot tregon se çfarë do të thotë integrim”. I pranishëm në panair ishte edhe kryeministri në detyrë i malit të Zi Dritan Abazoviç ndërsa këtij samiti dy ditor pritet t’i bashkohen edhe ministri i jashtëm hungarez dhe ai turk.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani