Operacion kundër Ndrangheta-s në Itali, 200 të arrestuar, mes tyre një kryebashkiak

Publikuar më: 1/9/2022, ora 11:44
kryebashkiaku i arrestuar 1280x720

Operacion kundër Ndrangheta-s në Itali, 200 të arrestuar, mes tyre një kryebashkiak

Publikuar më: 1/9/2022, ora 11:44

200 persona janë arrestuar në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Mediat italiane raportojnë se janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, nga të cilët 139 janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i qytetit italian Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarët Francesco De Cicco dhe Pino Munno.

Ata akuzohen për  lidhje me krimin të llojit mafioz, organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, organizim të paligjshëm lojërash ku përfshihen lojërat e fatit dhe basteve, pastrim parash, etj.

Gjatë operacionit është bërë edhe sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë eurosh.

Hetimet janë zhvilluar në një periudhë nga viti 2017 deri në nëntor 2021 përmes përgjimeve, ndjekjes, videofilmave, përgjimeve elektronike dhe deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.